Byter-Project
Studio Arkitekture në Tiranë – Nga Ideja në Realitet
By-Ter Project është vendi ku kreativiteti, funksionaliteti dhe mjeshtëria bashkohen për të ndërtuar hapësira të personalizuara që pasqyrojnë stilin dhe nevojat tuaja.
Me një ekip profesionistësh në arkitekturë, ndërtim dhe mobilim, realizojmë gjithçka – nga dizajni i interierëve elegantë dhe fasadave moderne, te ndërtime cilësore dhe mobilje të punuara në detaj.
Kontakt
Kontakto
+1 910-626-85255
Rreth nesh
Përvoja jonë, themeli i çdo projekti të suksesshëm
By-Ter Project është një kompani me përvojë shumëvjeçare në sektorin e ndërtimit, e cila prej disa vitesh vepron edhe si studio arkitekture në Tiranë dhe ofron shërbime të personalizuara për dizajnin e hapësirave të brendshme dhe të jashtme.
Në punishten tonë krijojmë mobilje unike dhe të punuara me kujdes, ndërsa projektet tona ndërtimore realizohen me profesionalizëm dhe përkushtim. Që nga ideja, deri në dorëzimin “çelës në dorë”, jemi pranë klientit në çdo hap.

Nga projekti te zbatimi – çdo detaj i menduar me kujdes
✔️ Dizajn i brendshëm dhe i jashtëm
✔️ Suvatime, tavane, korniza dhe lyerje
✔️ Instalime elektrike dhe hidraulike
✔️ Shtrim pllaka, parket dhe laminat
✔️ Mure me tulla, sistem kapot dhe suvatime
✔️ Mbikëqyrje e punimeve dhe realizim “çelës në dorë”
Shërbimet
Arkitekturë, ndërtim dhe mobilje të personalizuara – zgjidhje të plota për çdo projekt.

Projektim Interior Design
Krijojmë ambiente të brendshme funksionale dhe estetike, të përshtatura sipas stilit dhe nevojave tuaja.

Projektim Exterior Design
Fasada moderne dhe dizajne të jashtme që i japin identitet çdo ndërtese.

Mobilim me Porosi
Mobilje unike, të dizajnuara dhe prodhuara në punishten tonë, nga stili klasik te ai modern.

Rikonstruksione
Rikualifikim dhe rifreskim i hapësirave ekzistuese me zgjidhje të reja teknike dhe vizuale.

Keni një projekt në mendje?
Na kontaktoni sot për të filluar ndërtimin e hapësirës suaj të ëndrrave me By-Ter Project – Studio Arkitekture në Tiranë.