Shërbimet

Kontakt

+355 68 805 5533

Shërbimet

Ke nevojë të ndërtosh apo rinovosh? E bëjmë ne.

Kemi përvojë në çdo lloj pune arkitekturore, ndërtimi dhe mobilimi. Nga ambientet e vogla deri te projektet e mëdha, i trajtojmë me përpikëri dhe stil. Nëse do diçka të personalizuar, funksionale dhe të punuar mirë, je në vendin e duhur.

Projektim Interior Design​

Projektim Interior Design​

Krijojmë ambiente të brendshme funksionale dhe estetike, të përshtatura sipas stilit dhe nevojave tuaja. Çdo hapësirë projektohet me kujdes për të ofruar komoditet, harmoni dhe identitet të veçantë. Punojmë me materiale cilësore, ndriçim të menduar mirë dhe detaje që pasqyrojnë personalitetin tuaj.
Nga hapësirat e vogla banimi deri te ambientet komerciale, ofrojmë zgjidhje të personalizuara që kombinojnë dizajnin me funksionalitetin.

Projektim Exterior Design​

Projektim Exterior Design​

Fasada moderne dhe dizajne të jashtme që i japin identitet çdo ndërtese. Trajtojmë çdo projekt me vëmendje për integrimin në mjedis dhe funksionin që përmbush.
Nga hyrjet dhe ballkonet, te kopshtet dhe tarracat, ofrojmë projektim arkitektonik që bashkon estetikën me qëndrueshmërinë dhe stilin e jetesës që kërkoni.

Mobilim me Porosi

Mobilim me Porosi

Mobilje unike, të dizajnuara dhe prodhuara në punishten tonë, nga stili klasik te ai modern. Çdo element realizohet me përpikëri, duke përdorur materiale cilësore dhe teknika të përparuara ndërtimi.
Ofrojmë kuzhina, garderoba, tavolina, komodina dhe shumë të tjera, të gjitha të përshtatura sipas hapësirës dhe shijeve tuaja. Dizajn që zgjat në kohë dhe nuk del kurrë nga moda.

Rikonstruksione

Rikonstruksione

Rikualifikim dhe rifreskim i hapësirave ekzistuese me zgjidhje të reja teknike dhe vizuale. Shndërrojmë ambiente të vjetra në hapësira moderne, funksionale dhe të përshtatura me stilin tuaj të jetesës.
Përfshijmë ndërhyrje në infrastrukturë, rifinitura, ndriçim, sisteme moderne dhe dizajn bashkëkohor. Jepi jetë të re shtëpisë apo biznesit tënd me një rikonstruksion të plotë dhe të menduar mirë.

Keni një projekt në mendje?

Na kontaktoni sot për të filluar ndërtimin e hapësirës suaj të ëndrrave me By-Ter Project – Studio Arkitekture në Tiranë.